Bota
Tillerson telefonon Cavusoglu: Të shqetësuar për arrestimet, paraqisni prova

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me arrestimin e dy pjesëtarëve të personelit dioplomatik amerikan në Turqi. Lajmi u be i ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në bisedën telefonike me ministrin e jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, Tillerson, po ashtu, ka kërkuar që qeveria e Turqisë të paraqes prova lidhur me akuzat kundër të punësuarve.
Biseda telefonike ndërmjet dy zyrtarëve të lartë ishte e para e këtij lloji prej shpërthimit të krizës diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, që janë aleatë shumëvjeçar në NATO. Sipas mediave turke, kjo bisedë ka zgjatur gati gjysmë ore.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




