Uashingtoni mbetet i përkushtuar për bashkëpunimin me Bashkimin Europian për të konsoliduar stabilitetin e demokracinë në Evropën Juglindore.

 

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson, vetëm një javë para fillimit të turneut të tij në Europë u beri thirrje vendeve te Ballkanit t’i braktisin armiqësitë e vjetra në mënyrë që ti japin një kurs të ri të historisë.

 

“Vendeve ballkanike ne u themi “braktisini armiqësitë e vjetra, në mënyrë që paqja të bëhet e përhershme. Ju keni shansin të drejtoni një kurs të ri të historisë. Diferencat etnike midis vendeve nuk duhet të shndërrohen më në fronte konfliktesh. Shtetet e Bashkuara dhe bota dëshirojnë të shohin një brez të ri serbësh, kroatësh, shqiptarësh, boshnjakësh, kosovarësh dhe të tjerë, që të falin atë që ka ndodhur në të shkuarën, edhe në se nuk mund ta harrojnë atë kurrë”

 

Sekretari amerikan i shtetit foli për rëndësinë e veçantë që merr aleanca mes shteteve të Bashkuara e Europës, në një kohë kur ato përballen me kërcënimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit, rrezikun e terrorizmit, sulmeve kibernetike dhe me përpjekjet e Rusisë për të shfrytëzuar problemet e vendeve të Europës Juglindore. Sipas  Tillerson, Moska ka ndjekur taktika keqdashëse për t’i përçarë Shtetet e Bashkuara dhe Europën pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *