Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson është takuar ne Moske me homologun e tij rus Sergei Lavrov ne tentative per ta binde qe te heqë dore nga mbështetja per presidentin sirian Basha Al-Asad.

 

Vizita e kryediplomatit amerikan vjen mes tensioneve të ngritura për shkak të sulmit kimik të javës së kaluar në Siri, si dhe ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj një baze ajrore.

 

Lavrov i ka thëne homologut te tij amerikan se Shtetet e Bashkuara duhet te heqin dore ne mënyre urgjente nga veprimet e njëanshme dhe nuk duhet te përsërisin gabimet e bëra ne rastet e konflikteve te tjera. Ndërsa Tillerson i ka thëne ministrit te jashtëm rus se është koha qe Moska te vendose nëse do te rreshtohet përkrah gjithe fuqive perëndimore, duke kontribuar per gjetjen e nje zgjidhje afatgjate te konfliktit, apo nese do te vazhdoje te jete me diktatoret.

 

Pritshmërite per gjetjen e nje gjuhe te përbashkët ne kete kohe te tensionuar jane shume te vogla, por megjithatë vizita e Tillerson ne Moske shihet nga analistet si shume e rëndësishme jo vetëm per marrëdhëniet dypalëshe, por edhe per zhvillimet e politikes globale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *