E enjte, 15 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tifozët e Romës nderojnë Mourinhon si gladiator: “Një rival sot, një legjendë përgjithmonë!”

Jose Mourinho u rikthye në “Stadio Olimpico”, por këtë herë emocionet ishin të veçanta.

Pavarësisht se tashmë nuk është më trajneri i Romës, portugezi u prit me nderime nga tifozët verdhekuq, të cilët përgatitën një koreografi speciale për të nderuar ish-trajnerin e tyre.

Reklamë

Me banderola dhe mesazhe emocionuese, tifozët e Romës treguan se lidhja me “Special One” mbetet e fortë, pavarësisht ndarjes së rrugëve.

“Një rival sot, një legjendë çdo ditë!” ishte mesazhi që shoqëroi këtë pritje speciale për Mourinhon, duke reflektuar respektin dhe mirënjohjen e tifozëve për periudhën e tij në krye të skuadrës italiane.

Reklamë

Një tjetër mesazh i veçantë shkruhej në koreografi:

“Ai që i sjell lavdi Romës, Roma do ta nderojë përgjithmonë. Për Romën e përjetshme, për qytetin e pavdekshëm, rroftë Mou!”

Gjatë drejtimit të Romës, Mourinho fitoi Ligën e Konferencës në vitin 2022 dhe e çoi skuadrën në finalen e Ligës së Europës në vitin 2023. Arritje që lanë gjurmë te klubi dhe tifozët.

Edhe pse sot mund të jetë në anën kundërshtare, për një pjesë të madhe të tifozëve romanë, Jose Mourinho mbetet një emër që do të kujtohet gjatë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.