Klubi i Barcelones pritet te ndeshkohet nga UEFA pas hyrjes ne fushen e lojes se tifozeve katalane pas perfundimit te ndeshjes se Liges se Kampioneve ndaj PSG, te merkuren ne mbremje.
“Festimet” e tyre “zbriten” nga shkallet e stadiumit deri brenda ne fushe pas mrekullise se Barces, qe permbysi ne menyre spektakolare rezultatin nga 4-0 ne 6-1.
Per kete, UEFA ka nisur nje procedure disiplinore pas “invazionit” te tifozeve dhe kjo ceshtje pritet qe te diskutohet me 23 mars.