E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“TI” raport për korrupsionin: Ligjet bëhen në favor të grupeve e individëve të caktuar

Një studim i Transparency International mbi korrupsionin në 12 vitet e fundit vëren se privatizimi i pronës publike dhe i shërbimeve në vendin tonë ka ndikuar ndjeshëm në këtë drejtim.

 

Reklamë

Sipas gjetjeve, individë të fuqishëm, institucione, kompani e grupe brenda e jashtë vendit, komplotojnë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut.

 

Aty analizohen në detaje procese gjyqësore nga “Gërdeci” “Meta-Prifti”, “ARMO”, “Tom Doshi”, “Majlinda Andrea”, “Gjin Gjoni”, “3 Inceneratorët”, “4 Prokurorimet e Shëndetësisë”, çështja “Tahiri”, “Dako”, “Gjiknuri-CEZ”.

 

Po ashtu renditen edhe shembuj ligjesh të dyshuara se u bënë me porosi, si ligji special për Teatrin, ligji për lojërat e fati, ligjin për koncesionet dhe PPP-të, apo mbi oferta të pakërkuara për ndërtim aeroportesh të cilat miratohen me shpejtësi dhe me mangësi nga parlamenti, në mungesë të transparencës dhe konsultimeve publike.

 

Transparency International vë në dukje tek ato raste, mangësi në integritetin e zyrtarëve shtetërorë si dhe korruptimin e sistemit gjyqësor.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë