E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Thyhet” Shkodra/ PS drejt rezultatit historik, Benet Beci udhëheq ndjeshëm rezultatin

Bastioni i djathtë prej vitesh duket se po “thyhet” para Partisë Socialiste duke shënuar një rezultat historik që nga nisja e pluralizmit.

 

Benet Beci nga Partia Socialiste ka grumbulluar deri në këto moment 24.794 vota, ndryshe 59.77%.

 

Reklamë

Kreu në detyrë, njëkohësisht kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia duket se rrugën drejt një tjetër mandati, pas vetëm një viti në drejtim të kësaj zone e ka më të vështirë se kurrë.

 

“Bashkë Fitojmë” ka arritur të marrë vetëm 16.686 vota, ndryshe 40.23% të rezultatit.

 

Deri në këto momente janë numëruar 181 qendra votimi nga 247 të tilla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë