Nje milione shqiptare sipas opozites, mund te ishin ndihmuar me 2 milione eurot qe Rama i dha inceneratorit te Fierit dhe te Tiranes.

Partia Demokratike thote se Rama mendon vetem per oligarket, duke lene ne harrese problemet e pamdemise.

Dorian Teliti akuzoi kryeministrin se në vend që të ndihmojë qytetarët, paratë e tyre i transferon në parasja fiskale. Sipas tij, me këto para mund të siguroheshin maska për të gjithë pensionistët, mësuesit, të papunët apo ata që janë në kushtet e mbijetesës deri në fund të dimrit.

“Këtë javë, qeveria e Edi Ramës i ka paguar inceneratorit të Fierit dhe atij të Tiranës 2 milionë euro. 2 milionë euro janë një thesar në këtë kohë të vështirë. Me kaq para mund të siguroheshin maska për të gjithë pensionistët,  mësuesit, të papunët apo ata që janë në kushtet e mbijetesës deri në fund të dimrit. Me 2 milionë euro, Edi Rama mund të kishte ndihmuar rreth 1 milionë shqiptarë.Por mes qytetarëve dhe inceneratorëve, Edi Rama ka zgjedhur inceneratorët. Mes 1 milionë shqiptarëve në nevojë dhe në rrezik, Edi Rama ka zgjedhur 5 njerëz, që zhdukin taksat tona në parajsa fiskale. Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj duhet t’u thonë shqiptarëve kush fshihet pas kompanisë guackë të inceneratorit të Tiranës? Në xhepat e kujt kanë përfunduar 75 milionë euro 3 vitet e fundit? T’u japësh çdo javë inceneratorëve miliona euro dhe të mos ndihmosh mijëra e mijëra familje që mbahen me biznesin e vogël dhe që janë në prag falimentimi, kjo është kriminale”, deklaroi Teliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *