Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi vajzën e kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari se ka përfituar nga fondet shtetërore në shkelje të ligjit.

 

Gjatë një konference me gazetarët Berisha  deklaroi se kompania ku është punësuar vajza e shefit të qeverisë ka marrë tender  nga shteti.

 

“Thjeshtra e parë e vendit, vajza e familjes Rama, ka përfituar nëpërmjet kompanive ‘51N4E’ një studio belge në të cilën ka qenë e punësuar Rea Xhillari.”

 

Sipas Berishës tenderat që kanë fituar kompanitë ku është punësuar Rea Xhillari kapin vlerën 2.9 miliardë lekë.

 

SALI BERISHA

“E vërteta është se kompani ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera.

 

Berisha tha se për shkak të shkeljes së ligjit nga anëtarët e familjes së tij kryeministri Edi Rama refuzon ngritjen e komisioneve hetimore

 

“E garantoj atë se krijimi i Komisioneve do ti krijojë ose ai, ose do ti krijojë populli shqiptar me të gjithë forcën e tij.”

 

Prej ditës kur SPAK-u nisi hetimet ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi, lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur pushtetin e tij për të pasuruar familjen e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *