E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Thirrjet raciste në Bularat, MEPJ: Të papranueshme, do dënohen

Këshilltari në Ministrinë e Jashtme, Gledin Dervishi komentoi këtë të enjte mënyrën sesi u menaxhua ngjarja e Bularatit, ku shtetas të shumtë grekë i dhanë lamtumirën e fundit 35 vjeçarit Kostandinos Kaçifa.

 

I ftuar në edicionin informativ të orës 19:00, në Vizion Plus, Dervishi u shpreh se vrasja e Kaçifës është një rast ku pati tendenca për të përfituar politikisht

 

Reklamë

Dervishi tha se çdo njeri që tenton të destabilizojë Kushtetutën apo të ngrejë dorë mbi Policinë e Shtetit merr përgjigjen që parashikon ligji.

 

“Është një rast ku pati tendenca për të përfituar politikisht, nga individë apo persona të veçantë. Është një rast ku si në çdo vend të botës çdo njeri që tenton të destabilizojë Kushtetutën apo  të ngrejë dorën ndaj Policisë së Shtetit merr përgjigjen që parashikon ligji.”

 

Teksa u pyet në lidhje me thirrjet raciste në Bularat, Dervishi tha se ato janë të papranueshme pasi i dhanë funeralit ngjyra jo fort respektuese.

 

Ai paralajmëroi se Minsitria e Jashtme do të marrë masa në lidhje me thirrjet raciste.

 

“Në traditën e shqiptarit është e udhës që të mos pengojmë askënd që  do të marri pjesë në funeral pasi i jepet lamtumira një jete njerëzore. Por është totalisht e papranueshme që një funerali të tillë tentohet që ti japin ngjyrat që janë jo fort respektuese ndaj një vendi apo ndaj shqiptarëve. Në të njëjtën kohë është një element që dënohet nga ana jonë dhe është e papranueshme që thirrje të tilla u shpërfaqën. Por është pjesë e një procedure që ndiqet nga organet ligjzbatuese”

Më shumë intervista

Reklamë