E enjte, 22 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Thirrjet e Ramës për dialog, analisti: Skenë teatri, inskenim!

Analisti Prenç Zogaj tha se thirrja e Ramës për t’i ftuar studentët në dialog është një skenë tetari.

I ftuar në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus, analisti nënvizoi se protestuesit kanë kërkesa politike, duke shtuar se janë një gjeneratë e pakënaqur nga ky sistem.

Reklamë

Zogaj u shpreh se edhe pse Rama i ka të qarta kërkesat e protestuesve, sërish mori lëvizjet e veta që s’kanë lidhje me kërkesat.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Rakipi: Si e mendoni strategjinë e Ramës?

Zogaj: Dialogu është i vetmi mjet për të zgjidhur konfliktet, luftërat, dhunën. Por nuk jemi këtu. Por kjo është skenë, teatër, inskenim. Vënë bulevardin, vënë karrige, kur e dinë që ata s’do të vijnë. Është miza në skenë. S’ka kush i vete? Kush do t’i vejë? Rama dhe PS-ja e dinë me kohë që kjo protestë s’është e një grupi interesi, siç i kishte në 2018. Studentët, nga natyra e përçmojnë këtë mënyrë, sikur po shihen si bamirës. Ata e konsiderojnë qeverinë palë. Ka kërkesa politike, kryesisht politike. Këto kërkesa Rama i di, i njeh. Kanë një mori kërkesash, por sidomos dorëheqjen e kryeministrit. Duke ditur Rama që studentët s’kanë përfaqësim dhe i kanë kërkesat politike, ai mori lëvizjet e veta që s’kanë lidhje me kërkesat e tyre. Të gjitha këto lexohen si sfida nga studentët. Kur shkohet drejt dialogut? Ka manual se si shkohet në tavolinën e negociatave. Në dialog nuk shkohet për të hapur diskutimin, por për ta mbyllur diskutimin. Nuk funksionon kështu. Nëse PS-ja dhe Rama vazhdojnë ta lexojnë të gjithë këtë protestë si një grup që ka disa kërkesa, është lexim i njëanshëm, i kufizuar. Kjo është një gjeneratë e pakënaqur.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.