E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Thirrje për vëllavrasje në 30 qershor, procedohet penalisht ish deputeti i PD

Procedohet penalisht ish deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi.

 

Reklamë

Ai akuzohet për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

 

53 vjecari që aktualisht është drejtues i degës së PD në Elbasan ka bërë thirrje në media dhe rrjete sociale për veprime të dhunshme dhe pengim të procesit të votimit më datë 30 qershor 2019

 

 

Bylykbashi shfaqej ne një video të hedhur në faqen e tij në facebook duke i bërë thirrje mbështetesve demokrat në Elbasan të pengojnë me cdo mënyrë procesin zgjedhor të 30 qershorit.

 

Madje ish deputeti i PD, shtonte se nëse do të ishte e nevojshme le të kishte edhe koflikt civil dhe vëllavrasje për të mirën e demokracisë dhe lirisë.

 

Bylykbashi u shoqërua në polici ditën e martë por u lirua për tu proceduar në gjëndje të lirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë