E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Thirrja e Metës për tubim/ Gjiknuri: PD s’ka pse të përfshihet në lojën e Presidentit

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se janë arritur disa konsensuse me Partinë Demokratike për disa çështje, ndërsa theksoi se çështja e zgjedhjeve të parakoshme ka përfunduar.

 

Sa i përket thirrjes së presidentit Ilir Meta për tubim më 2 mars, Gjiknuri u shpreh se PD nuk ka pse të përfshihet në lojën e Presidentit, kur i është rikthyer rrugës institucionale.

 

Reklamë

“Unë besoj se PD është për të miratuar Kodin Zgjedhor në bashkëpunim me ne dhe Kuvendin. Nëse vërtet kanë zgjedhur t’i kthehen insitucioneve s’kanë pse përfshihen në lojën e Presidentit.

 

Nuk ka diskutim për qeveri tranzitore, ato gjëra që nuk u arritën me luftë në rrugë s’mund të arrihen me negociata. Është diçka e mbyllur, nuk e shoh si problem”, tha Gjiknuri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë