Deputeti Lefter Maliqi bëri një dalje për mediat këtë të hënë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

 

Ai deklaroi se opozita nuk duhet kurrsesi të pranojë qeverinë e Edi Ramës dhe për këtë, duhet të aktivizohet që në vjeshtën e ardhshme të mbahen zgjedhjet edhe parlamentare, edhe lokale.

 

“Ky nuk ikën pa një revolucion demokratik, unë kam bindjen totale qe PD, LSI, që opozita e bashkuar po mbledh te gjitha faktet e provat për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e ardhshme. Jam i bindur totalisht që kjo do të ndodhë. S’mund të fitojë krimi elektoral, s’mund të blihet e ardhmja demokratike e vendit. Sot ne jemi “de facto” në diktaturë. Thirrja ime është e qartë, e saktë, zgjedhje të parakohshme, ngritje në këmbë e të gjithë opozitës, e gjithë shqiptarëve për zgjedhje të menjëhershme edhe lokale, edhe të përgjithshme pa Ramën kryeministër. Nëse opozita pranon Ramën e një qeveri teknike me këta drejtorë, ky është krimi më i madh që mund të ndodhë. S’mund të ndodhë që Policia e Shtetit të vihet në shërbim të mafies e oligarkëve.”

 

Duke akuzuar PS se kishte si synim goditjen e LSI, Lefter Maliqi shtoi se këto zgjedhje nuk do të njihen sepse janë blerë vota.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *