Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër,...

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet...

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor për presion...

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet më “dysh”...

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë nga rrënojat...

Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe...

Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Familjarët gërmojnë me duar,...

Bilanci i viktimave në Venezuelë shkon në 235 pas...

Rama numëron arritjet e qeverisë dhe ironizon thirrjet për...

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon skenarin e...

Thirrja e Bashës për Vetting, Patozi: Më ndan një oqean i tërë, por sot jam me të

6 Shtator 16:41

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga kritikët e Lulzim Bashës, Astrit Patozi, deklaron se sot është me Bashën.

 

Patozi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook shkruan se edhe pse e ndan gati një oqean prej tij, sot ai është me Bashën, që sa më shpejt të ketë vetting edhe për politikanet.

 

“SOT JAM ME LULIN…

Edhe pse më ndan gati një oqean prej tij, sot unë jam me Lulin, që sa më shpejt të ketë vetting edhe për politikanet. Mund ta kishim kërkuar edhe më shpejt, atëherë, kur diskutohej reforma në drejtësi. Edhe faturën e larte te penguesit, që e morëm (me të drejtë apo pa të drejtë) mund ta kishim shmangur, por edhe Edi Ramës do t’ia kishim djegur kartat në dorë.  Sepse nuk kishte nevojë të humbnim shumë kohë që të rrisnim macet për të gjuajtur minjtë, ndërkohë që këta të fundit mund t’i mbysnim edhe me koçifoz. Dhe le të kalonin njëkohësisht në sitë, si togat e zeza të drejtësisë, ashtu edhe të gjithë eminentët e politikës.

Por më mirë vonë kurrë, është një aksiomë që nuk e humbet kurrë vlerën nga kalimi i kohës. Problemi është që kjo të bëhet sa më shpejt me kushtetutë dhe me ligj, sepse ndryshe i bie te jete si të gjitha hartimet patetike të partive tona, kur betohen për moral dhe pastërti. Sepse në këtë pikë, për shembull, unë e kam të vështirë ta qortoj Edi Ramën, megjithese rezervat e tmerrshme që kam për të dhe për qeverinë e tij. Sepse ai u deklarua direkt i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të kësaj ideje. Mund të ketë plot njerëz që edhe këtë përgjigje kaq të flakpërflakshme ta shpjegojnë me vijimin e marrëveshjes se vitit te shkuar, por unë nuk dua të bëj pjesë në këtë kategori. Sipas meje, tani, të paktën formalisht kjo reformë e re, apo thellim i reformës në drejtësi, duket sikur nuk ka asnjë kudërshtar të rëndësishëm. Është një situatë paksa komike, në fakt, pasi ngjan sikur nga vetting-u duhet të kenë frikë vetëm pensionistët dhe qytetarët e varfër, që marrin asistencë sociale, dhe jo ata qe i kanë bërë gjëmën këtij vendi.

Por le të mos dekurajohemi nga ky paradoks dhe t’i nxisim të gjitha palët që ta çojnë deri ne fund këtë projekt pozitiv. Në radhë të parë opozitën, që i bie të ketë marrë në dorë flamurin e këtij vetëpastrimi. Uroj shume qe Luli ta ketë seriozisht këtë nismë kurajoze. Ndryshe, do të rrezikojë shumë të marre koston e një dështimi të ri, që vjen gjithmonë nga shija e hidhur që përjeton publiku, sa herë që përfundojnë në kosh fushatat hipokrite të premtimeve të tij për gjoja një moral të ri në politikë. Vetting politikanëve? Rama pranon propozimin e Bashës: Gjithnjë gati të diskutojmë me PD. Opozita del me vendim të fortë nga Elbasani: Vetting për të gjithë politikanët.”

Posted Under:
Politike Vendi
Tagged:
Basha Patozi Vettingu

Nga e njëjta kategori

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër, rreth 5 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave

më shumë...

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet normale në demokraci. Boçi: Qeveria të ballafaqohet me qytetarët

më shumë...

Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë mbetës, nota mesatare 6.74

më shumë...

Rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit, banorët kërkojnë të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik përmes projektit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

2:24

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga...

2:20

Debate mes PS e PD për protestat,...

2:19

Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë...

2:15

Rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit, banorët kërkojnë...

2:09

Masa kundër zjarreve në Shkodër, vëmendja gjatë...

1:47

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor...

1:44

Rama pret ish presidentin francez, kryeministri i...

12:40

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet...

12:21

Studimi zbulon se njerëzit që hanë këtë...

12:10

Europa në alarm nga i nxehti, rritet...

11:59

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë...

10:57

Ndotet vija bregdetare e Himarës, reagon bashkia:...

10:54

EMRI/ Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari...

10:44

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

10:17

Aplikimi për kreditë e buta në Tiranë,...

10:15

Plaurent Dervishaj në burg për jetë, 35...

10:14

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë, MABCO...

10:09

Rritet numri i studentëve të helmuar, AKU...

10:08

Masat për sezonin veror, Lamallari: Siguri më...

9:28

Sezoni turistik, Kryepolici Hita prezanton planin e...

Më të klikuarat

  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë të përqe...
  • “Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i patronazh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.