E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Theu arrestin shtëpiak, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili theu arrestin e shtëpisë. Masa e sigurisë i ishte caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, policia gjeti lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të celularit të tij u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë