Një 22-vjeçar në Durrës ka thyer arrestin e shtëpisë për të shitur lëndë narkotike. Ai rezultonte me këtë masë sigurie pikërisht për të njëjtën veprimtari, ndërsa është pikasur nga uniformat blu, të cilat e kanë arrestuar.

 

Gjatë kontrollit atij iu gjetën doza lënde narkotike, gati për shitje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *