Subscribe

Gjykata e Elbasanit dha masen e sigurise ” arrest me burg” per 27 vjecarin Aldiron Shehu nga Gjirokastra.

Tre dite me pare teksa nuk iu bind urdherit te policise shkaktoi nje aksident te rende ne hyrje te qytetit te Elbasanit, ku u perplasen tre mjete dhe mbeten te plagosur 5 persona mes tyre punonjesi i policise Eugen Abdyzarraku.

Gjykata e Elbasanit shqyrtoi  kërkesën e prokurorisë  e perfaqesuar nga gjyqtari Tomorr Kullolli për caktimin e masës së sigurisë të “arrestit me burg” për Aldiron Shehun, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit mbetur në tentativë”, “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e 5 personave” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë”.

Ai u la në burg pavarësisht mbrojtjes nga avokati se klienti I tij nuk e njihte terrenin dhe për më tepër po ndiqej nga një fuoristrade. Madje avokati Osman Jazo akuzoi policinë se ndërhyri në mënyrë jo profesionale ndaj Aldiron Shehut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *