Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Droni rus godet një depo eksplozivësh pranë Kievit, evakuohen...

“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret djalin 11-muajsh...

Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët...

Mbi 600 të vdekur dhe mbi 2,400 të zhdukur...

A do të varroset Ratko Mlladiç me nderime ushtarake...

Marrëveshje historike! SHBA synon kontrollin e shumicës së rezervave...

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin,...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

“Thërret në Tiranë njeriun e Moskës”/ Paralajmërimi i Ngjelës për Metën: Do të përfundojë keq

3 Gusht 22:01

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar takimin që presidentit Ilir Meta realizoi dje me të dërguarin special të ish-Presidentit të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Këtë të fundit, Ngjela e quan “njeriu i Beogradit dhe Moskës”, pasi akuzohet se punon për Rusinë.

 

Sipas Ngjelës, Meta ka thirrur Grenell në Tiranë, për të ndihmuar politikën ruse në Ballkan.

 

Mirëpo, ai shton se kjo lloj politike nuk ka asnjë lloj force dhe se nuk do ta shpëtojë Metën nga “fundi i keq”.

Postimi i plotë i Ngjelës:

Meta thërret Richard Grenell në Shqipëri që t’i bëjë sfidë politikës së lartë amerikane me Moskën.

Grenell ndërkohë është i akuzuar se punon për Moskën.

Kaq trashë vepron ky Meta?

Në fakt, është një i metë që e di logjikën politike një lojë “tremb të trembim” kundërshtarin me kundërshtarin e tij.

Dhe ka thirrur në Tiranë njeriun e Beogradit e të Moskës, për të ndihmuar politikën ruse në Ballkan.

Po pyetja është: a ka forcë reale kjo lloj politike?

Asgjë. Asnjë forcë nuk ka, por dëshpërimi i Metës vjen nga frika e tij. Këta të korruptuar janë bërë si me mëndje prej fëmije. Po, a kanë pasur mendje ndonjëherë?

Në fakt këta, kanë qenë gjithmonë, se, po të kishin pak mend, nuk do të përfundonin kështu.

Pse, kaq keq do të përfundojë Meta?

Nuk shpëton dot, dhe tani kërkon të krijojë zhurmë ruse në Shqipëri.

Po Grenellin, e priti edhe Rama?

Grenelli po e kërkon, por Rama nuk po i përgjigjet. Dhe s’ka se si, sepse nuk besoj se mund të jetë në këtë vobegtësi mendore sa të shpresojë te Moska dhe te Grennelli.

Dhe koha po ikën, në fakt, bashkë me marrëzitë e të korruptuarve të kapur të Shqipërisë.

Por, lëmshi i mbledhur kundër tyre është bërë një mal i tërë, shumë i rëndë për t’u mbajtur. Dhe, këta të trembur vijnë vërdallë për ndihmë nëpër “miqtë” ku kanë shitur interesin kombëtar. Shumë po punojnë, por, e kanë punë në vakum – lodhen kot.

Edhe Grenellin, kuptohet, prandaj e kanë thirrur, dhe Meta edhe na e dekoroi. I kërkon ndihmë…

A thua, në ndihmë për të mbajtur lëmshin e rëndë, e ka thirrur Meta Grenellin?

Sigurisht

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Amerika Grenell meta Moske Spartak Ngjela

Nga e njëjta kategori

DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçari nuk u pagua për punën, djemtë e pronarit e bënë për spital dhe fshehën kamerat

më shumë...

Situatë kritike nga zjarri në fshatin Sllatinë të Dibrës, flakët përfshijnë masivin me pisha dhe dëllinja

më shumë...

Rikualifikohet qendra e kimioterapisë në Vlorë, ministrja Sala: Një hap më pranë pacientit në kujdesin onkologjik

më shumë...

Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallashin dhe shkon t’i vrasë, policia “i prish” planet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:23

Droni rus godet një depo eksplozivësh pranë...

12:04

DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel...

11:43

Situatë kritike nga zjarri në fshatin Sllatinë...

11:26

Rikualifikohet qendra e kimioterapisë në Vlorë, ministrja...

11:19

Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai...

10:57

“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret...

10:38

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën i...

10:23

Banorët e Patosit në protestë, kundër shkrirjes...

10:08

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në...

10:05

Punimet bllokojnë për disa orë rrugën Mjekës–Kuqan,...

9:55

Në makinë me Ergys Agasin, Uljan Shpatarakut...

9:51

Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën...

9:44

Mbi 600 të vdekur dhe mbi 2,400...

9:39

A do të varroset Ratko Mlladiç me...

Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku
9:06

U arrestua bashkë me Ergys Agasin, ish-polici...

8:59

RENEA zbarkon në Korçë, kontrolle për kapjen...

8:49

Marrëveshje historike! SHBA synon kontrollin e shumicës...

8:36

Porti i Durrësit refuzon anijen ruse, “Hanuman”...

8:32

Iniciativa, dashuri dhe mundësi të reja, parashikimi...

8:22

Aksident në Kamëz, 26-vjeçari godet automjetin e...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela Ristani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.