Subscribe

Eurodeputetja qipriote e shpallur person “non grata”, ka akuzuar qeverinë shqiptare para deputetëve të Parlamentit Europian për vrasjen e Kostandinos Kacifa duke thene se jane shkelur te drejtat e minoritetet grek në Shqipëri. Eleni Teoharus ka publikuar në profilin e saj në Facebook fjalën e saj ne Parlamentin Europian.

 

“Qeveria shqiptare më shpalli person jo-grata sepse mbroj të drejtat e njeriut të pakicës greke të cilat janë shkelur nga regjimi shqiptar, dhe që jetojnë në një klimë terrorizmi dhe spastrimi të heshtur. Të drejtat e grekëve janë shkelur nga shteti shqiptar përmes frikësimit,ndërsa të drejtat e tyre arsimore dhe përdorimi i gjuhës greke janë të persekutuar sistematikisht. 

 

Disa ditë më parë shqiptarët vranë Konstandinos Kacifa sepse ngriti flamurin grek. Më vjen keq që Parlamenti Europian nuk donte të diskutonte shkeljen e të drejtave të njeriut të pakicës. Unë besoj se duhet dërguar një ekip për të zbuluar të vërtetën e asaj që po ndodh në komunitetin grek”

 

Por Parlamenti EUROPIAN refuzoi të zhvillonte një debat për vrasjen e Kostandino Kacifas më Bularat të Gjirokastrës më 28 tetor. Autoritetet shqiptare shpallën person non grata eurodeputeten Eleni Theocharous për shkak se deklaratat e saj nxisin urrejtje dhe ngrëne pretendime territorial ndaj vendit tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *