“The Wanted”/ Arrestohet në Francë 50-vjeçari shqiptar, pjesë e grupit kriminal që trafikoi 1 ton kanabis në Bari

Paul Deda, 50 vjeç, pjesëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis në Bari, nëpërmjet rrugës detare është arrestuar në Francë.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.
GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Nga hetimet e kryera dyshohet se Deda, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të 50-vjeçarit.




