E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

“The Sipmson” parashikoi Trumpin president 16 vjet më parë (video)

Filmi i animuar “The Simpson” ka qënë ndër të parët që e ka parashikuar Donald Trumpin President të Shteteve të Bashkuara 16 vjet më parë.

Në episodin “Bart to the Future”, i transmetuar në mars të vitit 2000, Lisa Simpson zgjidhet në krye të Shteteve të Bashkuara duke pasuar në këtë post Donald Trump.

“Kemi trashëguar një buxhet të madh nga Presidenti Trump”, thotë ajo në takimin e parë në Zyrën Ovale.

“Ishte një paralajmërim logjik për Amerikën, që dukej se po shkonte me shpejtësi drejt marrëzisë në atë kohë”, thotë skenaristi i filmit vizatimor, Dan Greaney për “The Hollywood Reporter”. “Parashikuam që Trump do të ishte President që në vitin 2000. Në atë kohë na u duk si emri më absurd dhe shakator që mund të mendonim dhe kjo është e vërtetë edhe sot. Shkon përtej satirës”, deklaroi për “The Guardian” krijuesi i “The Simpson”, Matt Groening. /Tring news

Trump simpsons 2

Më shumë video