Operacioni policor i koduar “Zadrima”, në Lezhë bëri të mundur arrestimin e tre personave të akuzuar për trafik narkotikesh.

 

Uniformat blu kishin marre informacion se disa shtetas po transportonin lëndë narkotike, me 2 automjete, në rrugën nacionale Shkoder – Lezhë.

 

Si rezultat, u bë lokalizimi dhe ndalimi i dy automjeteve. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin I. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale 5 thasë plastmasi të mbushur me material bimor të dyshuar lëndë narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi 40 kilogramë.

 

Në automjetin tjetër tip “Seat” ndodheshin shtetasit Durim Mehmedaj, dhe  Ergys Arrazi, të cilët shoqëronin automjetin ku u gjet lënda narkotike.

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Izmir Dervishi, 31 vjeç,  Ergys Arrazi, 28 vjeç dhe Durim Mehmedaj, 37 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *