E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi takohet me Tusk në Bruksel, në fokus liberalizimi i vizave për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar drejt Brukselit ku do të zhvillojë disa takime me përfaqësues të lartë të BE.

 

Thaçi do të takohet në orën 12:30 të kësaj të hënë me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk.

 

Reklamë

Në focus të takimit mes Thaçit dhe Donald Tusk do të jetë liberalizimi I vizave për Kosovën.

 

 

Po ashtu sipas zyrës së së Presidencës së Kosovës, presidenti Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të axhendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.

 

Thaçi krahas presidentit Tusk do të takohet edhe me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë