E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Thaçi reagon për arrestimet e EULEX: Nuk ka arsye për aksione spektakolare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagoi për aksionin e EULEX me bastisjen e zyrave të UÇK-së dhe arrestimet e veteranëve. Në një deklaratë për mediat, Thaçi garantoi se asnjë i pandehur nuk do t’i largohet drejësisë, duke ironizuar aksionin.

 

“Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë. Është e qartë se kërkohet bashkëpunim i ndërsjellë, në perputhje me legjislacionin me të cilin janë themeluar Dhomat e Specializuara. Kjo drejtësi speciale është e obliguar që t’i përmbahet dhe të veprojë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe t’i respektojë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet.”

 

Reklamë

 

Hashim Thaçi vlerësoi se veteranët e UÇK janë vlera më sublime e rezistencës dhe lëvizjes së Kosovës për liri e pavarësi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë