Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i paralajmeroi pjesëtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë, që në rast se i braktisin këto institucione, nuk do të kene me shans te kthehen ne keto vende pune.
Thaçi nepermjet nje postimi ne facebook, tha se të shtunën mbaron afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo do të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.
Hashim Thaci
“Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga Policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet në plotni kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë. Është në vullnetin individual të secilit që të vendosë nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakuum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet. Vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve”.





