Presidenti Hashim Thaçi, shprehet i bindur se ka mbështetjen e qytetarëve të Kosovës lidhur me bisedimet me Serbinë.

 

E vetmja rrugë sipas kreut të shtetit është marrëveshja finale që do të sjellë edhe njohjen reciproke.

 

Presidenti Thaçi shkruan se kosovarët luftuan kundër pushtimit serb dhe fituan lirinë në vitin 1999 por stabiliteti i vendit është i lidhur me anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe në BE.

 

Sipas tij këto objektiva nuk mund të arrihen nëse nuk gjendet kompromisi me Serbinë. Ndaj thotë kreu i shtetit është propozuar opsioni i korrigjimit të kufirit.

 

Koha e luftërave dhe konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë ka kaluar, përfundon presidenti i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *