Presidenti Hashim Thaci ka bërë përgjegjëse institucionet shteterore të Kosovës për dështimin e takimit të Parisit më 1 korrik ku ishte llogaritur të riniste dialogu Kosovë-Serbi me ndikimin franko-gjerman.

Ndonëse nuk e përmend në mënyrë eksplicide me emër, Thaci duket se I referohet Haradinajt dhe retorikes së tij të ashpër ndaj Serbisë sidomos për cështjen e taksës së mallrave.

Kjo sjellje, sipas Thacit, e ka kthyer Kosovën kundër ndërkombëtarëve të cilët besojnë se Prishtina zyrtare po bllokon dialogun.

 

 

“Vendimet dhe veprimet e nxituara, të pakoordinuara dhe të gabuara strategjikisht të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë dëmtuar rëndë respektin dhe mbështetjen e partnerëve tanë perëndimorë për Kosovën. Si rrjedhojë, partnerët tanë ndërkombëtarë, fatkeqësisht sot e mbajnë Kosovën përgjegjëse për bllokimin e dialogut, për dështimin e takimit të paraparë në Paris dhe për prolongimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.”

 

Hashim Thaci kërkon që kjo situatë të marrë një reflektim të thelle nga institucionet dhe politikanet e Kosovës në mënyrë që dialogu të rinisë sa më parë.

 

Dështimi i procesit të filluar në Berlin dhe anulimi i Samitit të Parisit, duhet të jetë moment reflektimi për akterët vendorë dhe faktorët ndërkombëtarë udhëheqës dhe mbështetës të procesit të dialogut për normalizim dhe pajtim mes shteteve dhe popujve tanë. Ngërçi në dialog dhe anulimi i Samitit të Parisit për të dy vendet, Kosovën dhe Serbinë, shënon hap prapa për të ardhmen evropiane. Prandaj, i bëj thirrje BE-së dhe SHBA-së që të mos i ndalin përpjekjet e tyre për rifillimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes paqësore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *