E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi në SHBA, pritet të takohet me Pompeon dhe Boltonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë jë vizitë zyrtare në SHBA, ku pritet që të takohet me përfaqësues të lartë të Shtëpisë së Bardhë, të Departamentit të Shtetit, Kongresit, Senatit, si dhe me personalitete që kanë mbështetur Kosovën.

 

“Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim me John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Presidenti Thaçi, po ashtu, do të takohet edhe me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo”.

 

Reklamë

Presidenti Thaçi në këto takime, pritet të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe, për perspektivën euroatlantike të Kosovës si dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese me Serbinë, e cila siç thuhet, “i siguron njohje nga Serbia dhe i hap rrugë për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB”.

 

Gjithashtu gjatë qëndrimit në SHBA, Thaçi do të zhvilloje në Dallas me ish-presidentin George Ë.Bush si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikanë atje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë