E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi: Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, hap i rëndësishëm për në BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga SHBA ka përshëndetur mbledhjen e kësaj të hëne mes dy qeverive e shqiptare.

 

Përmes një statusi në rrjetin social presidenti Thaçi, ka deklaruar se takimet e tilla mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë kanë rol të veçantë në interesat strategjike të të dyja shteteve.

 

Reklamë

Vendimet e marra mes dy qeverive Thaçi i konsideron hap progresiv drejt arritjes së rrugëtimit euroatlantik.

 

“Mbledhjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për bashkërendimin e prioriteteve dhe interesave strategjike të shteteve tona. Vendimet e sotme të dy qeverive janë një hap tjetër i rëndësishëm drejt arritjes së synimeve tona strategjike për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Këto dhe vendime tjera do të ndikojnë në largimin e barrierave për qytetarët dhe rritjen ekonomike bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë