Subscribe

Presidenti  i Kosovës Hashim Thaçi këtë të dielë ka theksuar se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen institucionet.

 

Pas takimit me ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, Thaçi ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit.

 

“Është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll këtë proces të suksesshëm të zgjedhjeve të 6 tetorit, që sa më shpejtë që është e mundur ky vullnet. Unë do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjin e Kosovës dhe autoritetin tim të plotë si president i vendit që buron prej Kushtetutës së Kosovës. Natyrisht se tash i mbetët kryetarit të partisë fituese që ta bëjë hapin dhe në këtë drejtim ka qenë edhe takimi ynë së bashku me kryetarin e partisë së parë, ku ka premtuar se në ditët në vijim do ta pranon edhe kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e qeverisë. Kaluam një kohë të gjatë dhe qytetarët janë duke pritur dhe miqtë ndërkombëtarë gjithashtu, koha po kalon prandaj unë si president i vendit, duke parë angazhimet e kryetarit të partisë që ka dalë fituese nga zgjedhjet dhe që ka nominuar më shumë se gjysmën e kabinetit të tij dhe unë e kam shkruar nomimin e tij si kryeministër dhe ai nominim është ende është në zyrën e tij dhe shpresoj se Kurti do të reflektojë sepse është në interes të tij dhe elektoratit të tij ose në të kundërtën duhet ta deklarojë refuzimin.”

 

Gjithashtu kreu i shtetit ka falenderuar ambasadorin Walker që sipas tij i dëshmoi botës masakrat që kishte kryer Serbia në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *