Thaçi i bindur: Njohja reciproke me Serbinë do të ndodhë, SHBA u angazhua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i bindur se bisedimet me Kosovën do të vijojnë dhe do të finalizohen me një marrëveshje përfundimtare. Deklaratën ai e bëri gjatë një konference për shtyp pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Thaçit, SHBA është angazhuar që të ulë sërish palët në tryezë që të arrihet njohja reciproke mes dy vendeve.
“Njohja reciproke me Serbinë do të ndodhë. Dotë jetë në përputhje me Kushtetutën dhe do të miratohet në Kuvend. Nuk ka pasur diçka që është ofruar në mënyrë substanciale. Por ishe zotimi i SHBA për të vijuar arritjen e marrëveshjes. Arritja e marrëveshjes do të jetë lehtësisht në përputhje me Kushtetutën. Njohja reciproke me Serbinë do të ndodhë. Dotë jetë në përputhje me Kushtetutën dhe do të miratohet në Kuvend. Nuk ka pasur diçka që është ofruar në mënyrë substanciale. Por ishe zotimi i SHBA për të vijuar arritjen e marrëveshjes. Arritja e marrëveshjes do të jetë lehtësisht në përputhje me Kushtetutën.”
Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u takuan në SHBA me ndërmjetësimin e Richard Grenell. Të dy presidentët ndodheshin në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin verime që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.




