Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shprehu mbështetjen e tij për Hashim Thaçin, menjëherë pasi ky i fundit njoftoi dorëheqjen nga posti i presidentit. Në “Facebook”, Haradinaj u shpreh shpresëplotë se pafajësia e Thaçit, por jo vetëm do të vërtetohet.

 

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara. Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë. Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë.”

 

Të njëjtin qëndrim pati edhe pas konfirmimit të aktakuzave për Kadri Veselin.

 

Dorëheqja e Hashim Thacit vjen pas konfirmimit të aktakuzave ndaj tij nga ana e Prokurorisë Speciale të Hagës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *