Në kuadër të takimeve të shumta në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me Ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, kanë zhvilluar një takim të veçantë edhe me ish-guvernatorin e Floridës, Jeb Bush.

 

Duke u mbështetur në kompetencat e tij kushtetuese dhe në emër të popullit të Kosovës, Presidenti i Kosovës i ka dorëzuar ish-guvernatorit Bush, Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, e cila i është dedikuar familjes Bush për kontributin e tyre përcaktues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

 

Përveç presidentit Bush të vjetër, presidenti Thaçi ka kujtuar edhe kontributin e presidentit George W. Bush, në jetësimin e aspiratës për Kosovën e pavarur.

 

Presidenti Thaçi, po ashtu, e ka ftuar ish-guvernatorin e Floridës që ta vizitojë Kosovën.

 

Nga ana tjetër, Jeb Bush, e ka falënderuar presidentin Thaçi për medaljen, duke e vlerësuar respektin që populli i Kosovës ka për familjen Bush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *