E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tha se u dhunua në komisariat, reagon policia: Marokenin e rrahu një kamarier, i gjetëm hashash

Policia e Durrësit ka reaguar pas denoncimit të një marokeni, i cili pretendonte se është dhunuar nga në komisariat uniformat blu.

 

Reklamë

Në një njoftim, policia sqaron se 29-vjeçari konfliktohej me kalimtarë të rastit te “Sheshi Pranvera”.

 

Reklamë

Më pas ai, ka shkuar me sy të nxirë dhe në gjendje të dehur në ambientet e një lokali, duke shqetësuar klientët. Aty është përballur me një kamarier, E. V, i cili i ka kërkuar marokenit që të dilte nga ambientet e lokalit pasi po shqetësonte klientët.

 

Mirëpo, ai jo vetëm e ka kundërshtuar, por edhe e ka qëlluar. Për vetëmbrojtje, kamarieri e ka goditur, duke i shkaktuar dëmtime.

 

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur edhe një sasi e vogël hashashi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë