Finalja e kampionatit, dramatike në Argjentinë. Boca Juniors u shpall kampione e vendit për herë të 34 në histori pasi parakaloi në javën e fundit rivalet historic të River Plate.

Boca e mbylli sezonin me 48 pikë, vetëm 1 më shumë sesa River Plate duke sjell një feste te jashtëzakonshme në Bombonera.

 

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në javën e fundit.

 

River Plate e pati fatin e sezonit në duart e veta pasi mjafton të kishte fituar kundër Atletico Tucuman për të siguruar titullin.

 

Megjithatë skuadra e Gallardos nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në transferte kundër forcës së 9 të kampionatit argjentinas.

 

Por ndërkohe që nga kjo ndeshje vinte ky lajm I mirë, vetë Bocës iu deshen 72 minuta lojë për të shënuar golin e fitores kundër Gimnasia la Plata që shpërtheu stadiumin mitik “Bombonera”.

 

Sulmuesi Carlos Tevez shënoi golin e titullin përpara legjendës Diego Armando Maradona i cili nuk u përmbajt dot gjatë golit dhe në fund pas vërshëllimës së gjyqtarit.

 

Tifozët e zjarrtë të Bocës krijuan një atmosfereë të pabesueshme pas triumfit që ka bërfë xhiron e të gjitha mediave sportive ne botë. Me këtë titull Boca është vetëm 2 trofe larg rekordit të kampionateve të rivalit të madh River Plate.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *