Tetë punonjës të gjigantit minerar brazilian Vale janë arrestuar si pjesë e hetimit penal për thyerjen e digës që ndodhi muajin e kaluar.

 

Thyerja e digës Feijao, e cila u përdor për të mbledhur mbetje minerare, vrau të paktën 166 vetë në qytetin Brumadinho ndërsa 147 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukr.

 

Sipas BBC, katër nga të arrestuarit janë nga grupi këshillues gjerman Tüv Süd.

 

Arrestimet u kryen në Sao Paulo, Rio de Janeiro dhe Belo Horizonte.

 

Dy prej të arrestuarve janë drejtuesit e Vale ndërkohë të gjithë do të merren në pyetje nga hetuesit në Belo Horizonte.

 

Tüv Süd bëri një auditim në shtator të vitit të kaluar, i cili zbuloi se diga plotësonte kërkesat ligjore.

 

Por në fillim të kësaj jave, një raport i brendshëm i parë nga agjensia e lajmeve Reuters tha se kompania minerare braziliane e dinte se diga ishte në rrezik pasi u tha se faqja kishte shkelur udhëzimet muaj para se ajo të shembet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *