E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Video · Sociale

Tetë pacientë në terapi intensive

Tetë pacientë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë janë në repartin e  terapisë intensive në gjendje kritike për jetën. Për shkak se të sëmurët kronikë nuk kanë qenë të vaksinuar, gripi e ka rënduar gjendjen e tyre shëndetësore.

 

“Mesi i shkurtit fillimi i marsit themi që do jenë ngarkesa nga gripi dhe rritje të numrit të rasteve. Ky kontigjent duhet të vaksinohet pasi shpëtojnë nga komplikimet. Aktualisht në repartin e tërapisë intensive janë 8 pacientë. Trajtohen kontigjenti i atyre pacientëve të cilët kanë problematika dhe komplikacione që vijnë nga gripi.”

ALMA CANI

Reklamë

NENDREJTORE E SPITALIT “SHEFQET NDROQI”

 

Vetëm pak ditë pasi u shënua viktima e parë e gripit në vendin tonë, mjekët apelojnë që popullata të vaksinohet pasi nga mesi i muajit shkurt pritet të arrihet kulmi i sezonit të gripit.

 

Pasi OBSH shpalli gjendjen e emergjencës ndërkombëtare për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit duket se qytetarët janë bërë më të vëmendshëm dhe i drejtohen spitalave në rastet e simptomave të gripit.

Më shumë video

Reklamë