Subscribe

Për të përballuar emergjencat e shëndetit publik, ISHP ka vendosur të shtojë pajisjet mjeëksore të cilat do të shkurtojnë kohën e daljes së përgjigjeve të analizave.

 

OGERTA MANASTIRLIU
MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE
“Janë këto pajisje G- Expert dhe gjithashtu një pajisje PCR është është shtuar, është investuar për Institutin e Shëndetit Publik në raport me rritjen e kapaciteteve të cilat vijnë të rritura me rreth 30% krahasuar me ato më parë, duke rinovuar dhe shtuar flotën e pajisjeve përsa i përket aparaturave dhe gjithashtu duke kontribuar kështu në përballimin më të mirë të situatës. I vlejnë Institutit të Shëndetit Publik jo vetëm për PCR dhe evidentimin e coronavirusit por gjithashtu edhe për një seri agjentësh. Kjo është e rëndësishme sepse hap një gamë të analizimit të viruseve të tjera.

 

Omikron duket se tashmë është mbizotërues në 95% të testeve që rezultojnë pozitivë. Shtimi i pajisjeve në ISHP vjen në një kohë kur kërkesa për testim në popullatë po rritet ndjeshëm , ndërsa ditët e fundit janë shënuar shifra të larta testimesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *