Subscribe

Kompanitë amerikane Pfizer dhe Modena si dhe ajo gjermane BioN tech po testojnë vaksinat e tyre të koronavirusit në variantin e ri. Sipas themeluesit të Biontech, Ugur Sahin do të duhen dy javë për të mbledhur të dhëna edhe pse deri tani nuk ka prova shkencore që flasin për agresivitet të shtuar të mutacionit.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë vëren se alarmi është i tepërt dhe përgjigja më e mirë ndaj situatës së krijuar është shmangia e infektimit.

 

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS

DREJTORI I PERGJITHSHEM, OBSH

“Organizata po punon me shkencëtarët për të kuptuar se si ndryshimet gjenetike të virusit ndikojnë tek reagimi i tij në organizmin e njeriut. Nuk ka asgjë të çuditshme nga shfaqja e varianteve të reja. Viruset pësojnë mutacione gjatë gjithë kohës, është diçka e natyrshme dhe e pritshme. Sa më shumë që e lejojmë të përhapet, aq më shumë mundësi ka të ndryshojë virusi. Prandaj qeveritë dhe qytetarët duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për të penguar përhapjen.”

 

Udhëheqësja e kapaciteteve teknike të OBSH-së, Maria Van Kerkhove shtoi se ndërkohë po zhvillohen hetime për të kuptuar nëse hapësira e distancimit fizik duhet të ndryshojë.

 

Ndërkaq, Michael Ryan, drejtor ekzekutiv për situatat emergjente siguroi se nuk ka prova që virusi shkakton sëmundje më të rëndë, kërkon ndryshimin e protokollit të diagnostikimit, apo efektin e vaksinave për një të ardhme të parashikueshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *