Mbetjet kockore të një adoleshenteje në Portland, Oregon, e cila u zhduk në fund të viteve 1960, janë identifikuar përmes testimit të avancuar të ADN-së, më shumë se 50 vjet pasi nuk kishte asnjë gjurmë nga ajo.

Në vitin 1970, një udhëheqës i grupit Boy Scout zbuloi eshtrat e varrosura në një varr të cekët në ishullin Sauvie në Oregon. Hetuesit në atë kohë nuk ishin në gjendje t’i identifikonin ata, por vunë re një traumë në trupin e viktimës, që mund të ishte një indicie e fortë për të aluduar se një krim kishte ndodhur.

Mbi gjysmë shekulli më vonë, hetuesit duke përdorur teknika të avancuara të ADN-së përcaktuan se eshtrat i përkasin Sandra Young, një studente në Grant High School në Portland, e cila ishte zhdukur që nga viti 1968 ose 1969, sipas policisë.

Hetuesit punuan me anëtarët e familjes për të marrë mostra shtesë të ADN-së të ngarkuara në bazën e të dhënave dhe zhvilluan pemët familjare, duke çuar përfundimisht në identifikimin e Young, thanë autoritetet.

Young, i lindur më 25 qershor 1951, u pa për herë të fundit në Portland. Eshtrat e saj u gjetën në skajin verior të ishullit Sauvie, më shumë se 10 milje në veri të qytetit.

Rasti shënon një shembull tjetër se si gjenealogjia gjenetike investigative, një fushë që kombinon provat e ADN-së dhe gjenealogjinë tradicionale për të gjetur lidhje biologjike mes njerëzve, po i ndihmon detektivët të identifikojnë mbetjet kockore të njerëzve të panjohur të zhdukur dekada më parë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *