E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Testet zbulojnë 29 të infektuar/ Zgjerohet harta në Tiranë, harta e re në burgun “313”

Numri i të infektuarëve në Tiranë pëson një rritje të ndjeshme. Në orët e fundit janë identifikuar 20 raste të reja, ku pjesa me e madhe vijnë nga vatra e infeksionit e zbuluar në burgun “313” në kryeqytet.

Reklamë

Të 13 mbartësit e virusit në institucionin e vuajtjes së dënimit dyshohet se janë persona kontakti pasi një efektiv dhe një i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, italiani Giacomo De Cosimo janë infektuar prej ditësh.  

Të sëmurët ne trajtim intensiv në të dyja spitalet janë tetë.

Këtë të enjte numri i të infektuarëve është i barabartë me të shëruarit, 29.

Për specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, përtej luhatjes së shifrave të ditës, situata është nën kontroll. Për ta treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në të dy spitalet Covid, me 34 pacientë, ç’ka sipas tyre janë shifra të qëndrueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë