E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Test fals për të kaluar në Maqedoni/ Arrestohen babë e bir

Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona, babë e bir, të cilët janë paraqitur në doganën e Bllatës me teste PCR false.

Të dy këta shtetas kanë tentuar të futen në Maqedoni duke mos kryer një test të rregullt PCR.

“E. N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumentave në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, shtetasit e lartëpërmendur iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë në PKK Bllatë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë