E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Terrorizoi qytetarët duke qëlluar me kallashnikov/ Arrestohet 17-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 17-vjeçar pasi terrorizoi qytetarët në Gjirokastër, duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

 

Në pranga u vu shtetasi P. Dh, pasi dyshohet se në orët e mbrëmjes së djeshme ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatike, në fshatin Gjat, Lunxhëri.

 

Reklamë

Pasi ka qëlluar, 17-vjeçari ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar, por është kapur brenda pak orësh nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu nga Policia është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në ajër, si dhe dy krehra.

 

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit të arrestuar u gjet edhe një armë sportive, të cilën ky shtetas e dispononte pa lejen përkatëse.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë