Skenë e vertete filmash ajo qe ka ndodhu mbremjen e kesaj te shtune ne Athine.

Nje shtetas shqiptar qe levizte me makine fillimisht u perplas me nje drejtues mjeti pasi makinat e tyre u aksidentuan.

Ngjarja ndodhi ne Kato Patisia rreth ores 21:30.

Shqiptari doli nga makina dhe qelloi me arme drejtuesin e mjetit tjeter,  i cili mori plage dhe vdiq ne spital.

Jo vetem kaq por nje shtetas tjeter qe ishte pasagjer tek makina e viktimes, ne tentative per ti shpetuar plumbave, u perplas nga nje mjet tjeter duke u plagosur.

Pas ngjarjes, autori rrembeu nje makine te dy personave qe leviznin aty afer.
Madje ai nuk eshte mjaftuar me kaq por ka tentuar te grabise nje karburant me zonen Agioi Anargyrou.
Teksa grabitja deshtoi, ai pak metra me andej ka qelluar drejt nje makine policie duke plagosur dy efektive.
Forcat e rendit kane reaguar duke hapur zjarr e duke vrare ne vend shtetasin me origjine shqiptare qe mbolli terror ne Athine.
Ende nuk eshte bere i ditur identiteti i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *