Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 February 2026
Vizion fokus

“Shqipëria ka marrë 100 mln euro për të mbështetur...

Arrestohen 15 persona në Holandë, postonin për ISIS në...

“Fondi Social 2026”, Rama: Krenar për transformimin rrënjësor të...

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në...

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

Tronditet Turqia, 35-vjeçari merr leje nga burgu dhe vret...

Protesta e PD, policia arreston 21 persona, mes tyre...

Masakër në një shkollë në Kanada, 11 të vdekur,...

Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII

Ndryshimet ligjore që paralajmëroi Rama, juristi: Zgjedhja e Presidentit,...

“Territorialja” përplas PS dhe PD, Balla-opozitës: ju keni tjetër mëndje në mëngjes, e tjetër mëndje në mbrëmje

3 Shkurt 10:35

Reforma Territoriale ka përplasur mazhorancën dhe opozitën këtë të martë në seancën plenare.

Ndonëse paraditen e të hënës, anëtarët e PD uk morën pjesë në mbledhjen e “Territoriales”, ata më pas hoqën dorë nga bojkoti.

Vendimi për të marrë pjesë në këtë komision është marrë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku të gjithë deputetët që morën fjalën kërkuan që opozita të jetë pjesë e Reformës Territoriale.

Lidhur me këtë ka folur Luçiano Boçi, i cili tha se mazhoranca nuk mund t’i vendosë ultimatum opozitës lidhur me mbledhjen për reformën territoriale.

“Nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, është diskutuar, është dhënë ultimatum për mbledhjen nga komisioni për reformën territoriale. Një mbledhje e komisionit, kur ja një kyetar, thirret përmes dakordësisë së kryesisë së komisionit. Kurse komisioni i poaçëm thirret me urdhrin e një bashkëkryetari. Nuk ka dakordësi, nuk ka konsultim, unë jam bashkëkryetari. Kjo mbledhje është nul dhe mbledhjet e tjera nuk janë thirrur në konsulencë me kryesinë e komisionit, që përrbëhet nga du bashkëkryetarë. Ku është rregullorja e parlamentit, pazar është këtu? Kjo është e turpshme. Më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve. I morët të gjitha, merrni edhe komisionet e përhershme, pse nuk i merrni? Vijnë këtu anëtarët e komisionit të posaçëm dhe firmosin ndryshimin e përbërjes së komisionit. Noterët tuaj jemi ne? E bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale. I themi qytetarëve, ne do jemi në shesh, ne do japim opsionin tonë, por jo me ju,jo me shumicën e imponuar nga ju. Me ju çfarë nuk shihet, çfarë nuk dëgjohet.”, tha Boçi.

Ndërsa Taulant Balla, nënvizoi se opozita duhet të jetë e qartë në qëndrimet e saj dhe jo në mëngjes të paraqitet me një vendim dhe në mbrëmje me një tjetër.

“Të paktën tërheqjen na keni sjellë dje, shoh sot se jeni tërhequr nga ajo që keni sjellë dje. Pra nëse nuk e kam kuptuar gabim, nuk jeni tërhequr nga bojkoti. Zonja dhe zotërinj të PD, ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht? Që ta dimë, këtë gjë e keni deri në darkë. Kjo historia se i thash kryetarit dhe bashkëkryetari s’më la…Ju ka lënë Luli pa shkollë…Nëse ju vini nuk ka nevojë të ndryshojmë. Se ju në mëngjes keni mend të tjera dhe në darkë keni mendje të tjera”, tha ai./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Balla Boçi

Nga e njëjta kategori

Nga uji i nxehtë te letrat e lagura, 6 gabimet që duhet t’i shmangni menjëherë për fytyrën

më shumë...

“Shqipëria ka marrë 100 mln euro për të mbështetur zhvillimin e kapitalit njerëzor”, Gonzato: Duhet harmonizim i legjislacionit shqiptar me atë të BE-së

më shumë...

Arrestohen 15 persona në Holandë, postonin për ISIS në TikTok

më shumë...

“Fondi Social 2026”, Rama: Krenar për transformimin rrënjësor të sistemit të shërbimeve sociale! Buxheti është rritur 6 herë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

11:14

Nga uji i nxehtë te letrat e...

11:08

“Shqipëria ka marrë 100 mln euro për...

10:55

Arrestohen 15 persona në Holandë, postonin për...

10:53

“Fondi Social 2026”, Rama: Krenar për transformimin...

10:48

Ushqimet që do e bëjnë lëkurën tuaj...

10:37

I akuzuar për pornografi me të mitur,...

10:24

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg...

10:08

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit...

10:03

Protesta e opozitës, reagon Rama: Cikël i...

9:57

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e...

9:43

Tronditet Turqia, 35-vjeçari merr leje nga burgu...

9:20

Protesta e PD, policia arreston 21 persona,...

8:50

Masakër në një shkollë në Kanada, 11...

8:41

“Hapet për ju një fazë e rëndësishme”,...

8:21

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit...

8:09

Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit...

11:00

Ndryshimet ligjore që paralajmëroi Rama, juristi: Zgjedhja...

10:32

Lëkundje tërmeti në Kosovë, ndihen edhe në...

10:15

Tryeza opozitare, Alibeaj: Po kërkon ndryshimin nga...

10:03

Tryeza opozitare, Alibeaj: Jam kundër bashkimeve artificiale,...

Më të klikuarat

  • “O kusho hajde se më vranë”, Henrik Hoxhaj zbardh atentatin...
  • E rëndë në Tiranë, 53-vjeçarja mbytet nga ushqimi, humb jetë...
  • Abuzoi me vajzën e tij të mitur dhe e la shtatëzënë, arresto...
  • Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë se...
  • EMRI/ Pësoi arrest kardiak në autostradën Tiranë-Durrës, hum...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.