Subscribe

Një tjetër projekt për të shtrirë terrenet sportive në çdo lagje, do të nisë në Tiranë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i pranishëm në kampionatin “Survivor Game” tha se një nga ambiciet për mandatin e tij të dytë është shtrirja e hapësirave sportive më afër komunitetit.

 

 “Dikur kjo ishte një pellgaqe, por duke transformuar atë, sigurojmë një mjedis cilësor, të sigurt, të mbrojtur, të shëndetshëm për të ushtruar sport, për të mos pasur makina vërdallë dhe për t’i rritur vlerën kësaj hapësire. Por, një ndër gjërat që duam të bëjmë është ta çojmë këtë projekt në çdo lagje, njësoj siç bëmë me projektin e këndeve të lojërave. Kur filluam këndin e parë të lojërave, Tirana desh u kthye përmbys, kurse sot kemi bërë 35 kënde. Imagjinoni sikur ta bëjmë këtë me të gjitha terrenet sportive! Kjo është një nga ambiciet tona për 4 vitet e tjera”

 

Veliaj u kërkoi instruktorëve të palestrave bashkëpunim, që të kontribuojnë vullnetarisht për masivizimin e sportit te të rinjtë.

 

“Jo të gjithë kanë mundësinë të përballojnë një palestër, jo të gjithë kanë mundësi të kenë një instruktor, por disa gjëra i kemi mundësitë t’i bëjmë. Së pari, kemi hapur të gjitha shkollat e Tiranës pas mësimit, disa prej jush nëse do të donit të ishit një trajner vullnetar për nxënësit tanë në një palestër që bashkia ofron pas mësimit, do ishim shumë të lumtur që të bashkëpunonim me ju. Kështu do t’u siguronim nxënësve që vijnë nga periferia e Tiranës, një trajner i cili mund t’u ndryshojë jetën”

 

Për sa i përket edicionit të dytë të kampionatit “Survivor Games”, Velaj vlerësoi rritjen e numrit të pjesëmarrësve dhe garën sportive mes skuadrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *