E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Terminali i autobusëve në Bulqizë nën ujë prej një jave, bllokohet edhe zjarrfikësja

Bulqizë, terminali dhe rruga që lidh dy lagjet e qytetit, nën pushtetin e ujit

Vazhdon të jetë e rënduar situata në tërminalin e autobuzave, rrugën që lidh dy lagjet e qytetit dhe bizneset e zonës në Bulqizë.

Reklamë

Niveli i ujit me reshjet e fundit të shiut ka arritur deri në 70 cm duke e bërë rrugën totalisht të pakalueshme për automjetet e vogëla.

Mjeti zjarrfikës i Bashkisë Bulqizë e ka patur të pamundur të largojë ujin niveli i të cilit vijon të rritet.

Kjo situatë është prezente prej afro dy javësh, ndërsa Bashkia Bulqizë nuk ka mundur ta kthejë në normalitet.

Bllokimi i tubacionit shkarkues të ujërave të shiut që i nxjerr në Vajkal duket se është arsyeja kryesore e kësaj situate, por edhe mosfunksionimi siç duhet i kanaleve ujëmbledhëse që nga Qafa e Buallit.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë