Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë tronditi këtë të hënë Filipinet.

Epiqëndra ishte rreth 60 kilometra larg kryeqyteti Manila, në një thellësi prej rreth 40 kilometrash në ishullin Luzon.

Ndonëse deri tani është konfirmuar vdekja e 8 personave, autoritetet vendase kanë frike se numri do të jetë shumë më I madh me kalimin e orëve.

Shumë qytetare mund të jenë të bllokuar në rrënojat e ndërtesave komerciale të dëmtuara.

Për shkak të tërmetit, është ndërprerë trafiku ajror, hekurudhor dhe rrugor.

Ne nje video qe po ben xhiron e rrjeteve sociale duket edhe zbrazja e nje pishine nga kati i fundit i nje gradacele te demtuar nga termeti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *