E martë, 22 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tërmeti tragjik, shkon në 11 numri i viktimave

Rendohet bilanci i viktimave nga tërmeti, ministria e Mbrojtjes konfirmon se deri tani 11 persona kanë humbur jetën nën rrënojat e pallateve të shembura në Durrës dhe Thumanë, ndërkohë vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë të ngelur  nën rrënoja.

 

Dy personat e fundit të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Thumanë duke e çuar në 5 numrin e personave që humbën jetën, ndërsa 4 viktima janë shënuar në Durrës dhe 2 në Kurbin.

 

Reklamë

Gjithashtu raportohet se mbi 300 persona po marrin ndihmë mjeksore në Tiranë dhe në Durrës, dhe fatmirësisht raportohet se gati 30 persona janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani.

 

Tërmeti më i fortë dhe shkatërruesi ishte ai i i orës 03:54 të mëngjesit me magnitudë 6.4 ballë dhe prej atij momenti janë shenuar mbi 100 goditje dhe nuk perjashtohen goditje te tjera.

Më shumë video

Reklamë